Simptomat e sinozitit

Mes shqetësimeve më të përhapura të sezonit të ftohtë të dimrit është edhe sinusiti. Për fat të keq shpesh kjo patologji nënvlerësohet dhe nuk sherohet si duhet, gje qe mund të çojë në shndërrimin e tij në problem kronik.

Sinusiti është inflamacioni kronik apo akut i flegrave të hundës. Ai paraprihet gjithmonë nga një patologji nazale, për shembull një alergji, apo infeksion që shtrihet në hapësirën e parahundës, duke ënjtur dhe acaruar membranat që përbëjnë atë.

Të tjera shkaqe mund të jenë defektet anatomike, si deviacioni i hundës që pengon ajrosjen në mënyrën e duhur të hapësirave të hundës, infeksionet e dhëmbëve, ekspozimi ndaj substancave irrituese apo ndjeshmëri ndaj faktorëve klimatikë, si i ftohti dhe lagështira.

Për sinusin akut mund të dyshohet kur një ftohje zgjat më shumë se 10-15 ditë, nëse ka një dhimbje të fortë koke që nuk përmirësohet me qetësues.
Dhimbja mund të përfshijë pjesën e syve, të hundës, ballit. Hundët janë thuajse gjithmonë të zëna, pacienti ka sekrecione dhe ndonjëherë edhe kollë e temperaturë.

Ndjesia se je gjithmonë i ftohur dhe teshtimat e shpeshta janë shqetësimet që më shpesh karakterizojnë format kronike.

Për format kronike dhe në rastet më të shpeshta të prekjes është e nevojshme të bëhen disa analiza radiologjike apo edhe endoskopia nazale me fibra optike që ndihmon në përcaktimin e edemës (ënjtjes) në mukoza dhe praninë e sekrecioneve të ngjashme me qelbin.

Zakonisht, sinusiti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni e tensioni dhe është e shpeshtë te njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet.