Sekrete Bukurie » i hap poret dhe e than lëkurën

Një banjë e nxehtë gjatë mbrëmjeve të dimrit është e nëvojshme
Gjatë kësaj stine më shumë preferohet bërja e dushit, këshillojnë dermatologët, për shkak se, sikur që nxehtësia shkakton djersitje, po ashtu edhe uji më i nxehtë se temperatura e trupit, i hap poret dhe e than lëkurën.

Pas bërjes së dushit apo banjës ‘së pjesshme’, tereni lëkurën lehtazi me peshqir, duke e lënë nga pak të lagët.

Në mënyrë që të pengoni avullimin e lagështisë nga poret e hapura, e ashtu edhe tharjen e lëkurës, menjëherë përdorni ndonjë losion ushqyes për trup i cili nuk duhet të jetë i yndyrshëm.

Njëri nga mitet dimërore kozmetike thotë se, gjatë dimrit, më të preferuar janë losionet e yndyrshme, kremozë, por edhe ata më të butë, të payndyrshëm janë njësoj efikas, thonë ekspertët.

Losionet e yndyrshme parandalojnë avullimin e lagështisë, kurse përbërësit e fuqishëm të losioneve të buta e fusin lagështinë në lëkurë, duke rregulluar njomjen e shtresës së jashtme të saj. Lëkura e njerëzve që rri një kohë të gjatë jashtë gjatë dimrit, në të shumtën e rasteve nuk është e thatë dhe e dehidruar, thotë dermatologu amerikan Frederik Brandt.

Kjo haset më shumë te njerëzit që rrinë shumë në ambiente të ngrohta, meqë nxehtësia e than lëkurën. Edhe pse pirja e ujit ruan lagështinë e lëkurës, teprimi me ujë përshpejton nxjerrjen e lëngjeve nga trupi. Për këtë shkak, tharjen e lëkurës duhet penguar duke ngrënë ushqime që ndihmojnë në njomjen e lëkurës.

Këto janë ushqimet e pasura me thartira yndyrore omega-3, sidomos peshku salmon.  Me depilimin e këmbëve me zhiletë, nuk vjen deri te tharja e lëkurës, pohon dermatologia amerikane Ranella Hirsh. Me depilim me zhiletë, përpos qimeve, do t’i largoni edhe qelizat e vdekura të sipërfaqes së lëkurës.