Sekrete Bukurie » kanceri i gjirit

Çfarë trashëgojmë nga nëna?
Migrena

Lidhja gjenetike: 70 deri 80% janë gjasat se do ta trashëgoni nga e ëma.

Çka e përcjellë? Gjeni i dëmtuar tresk, i cili mundet ta shkaktojë  migrenën. Nëse ky gjen nuk funksionon si duhet, është i ndjeshëm në  faktorët si zhurma, djathi dhe kafeina, si dhe lehtë mundet të  aktivizojë qendrat për dhembje, që e shkaktojnë migrenën.

Çfarë mund të bëhet? Migrena mund të jetë e paparashikueshme, por  identifikimi i nxitësve mund të ndihmojë. Shumë persona që vuajnë nga  migrena janë të ndjeshëm ndaj çokollatës, djathit dhe verës së zezë.

Kanceri i gjirit

Lidhja gjenetike: 3% e kancerit të gjirit është gjenetike

Çka e përcjell? Gratë të cilat në vete mbajnë gjenin BRCA1 dhe BRCA2  kanë më shumë mundësi që ta trashëgojnë këtë gjendje. Nëse kushëriri  juaj i afërt, mashkull apo femër, ka vuajtur nga kanceri në moshën e  hershme, edhe ju jeni të rrezikuar. Numri më i madh i femrave me këtë  gjen, e fiton kancerin në moshën e hershme të jetës së tyre.

Çfarë mund të bëhet? Analizat gjenetike mund të bëhen. Nëse keni dikë të sëmurë në familje, kontrollohuni.

Depresioni

Lidhja gjenetike: 10% janë gjasat që edhe ju ta trashëgoni

Çka e përcjell? Sëmundjet mendore, përfshirë edhe depresionin,  depresionin pas-lindjes dhe çrregullimi bipolar, janë trashëguese.  Shkencëtarët kanë izoluar gjenin mutant, triptofan hidroksilaza-2, i  cili mund të ndikojë në depresion.  Ai merr serotininën nga truri,  hormonin e ndjenjës së mirë.

Çfarë mund të bëhet? Faktorët si lodhja, stresi dhe alkooli shtojnë  rrezikun. Nëse keni trashëguar disa gjene që ndërlidhen me depresionin,  nuk do të thotë se edhe ju do të vuani nga sëmundja.

Mbipesha

Lidhja gjenetike: Hulumtimet kanë treguar se personat me dy gjenet e  mbipeshës FTO, 70% kanë mundësi që ta zhvillojnë më tepër mbipeshën në  krahasim me ata që nuk i posedojnë këto gjene.

Çka e përcjell? Personat me këtë lloj gjeni FTO, 30% kanë më shumë mundësi që të kenë problem me mbipeshën.

Çfarë mund të bëhet? Mungesa e aktiviteteve fizike, kaloritë dhe  ushqimi i yndyrshëm janë fajtorë. Duhet përkufizuar kohën para aparateve  televizive dhe kompjuterit për dy orë më pak.

Artriti reumatoid

Lidhja gjenetike: Nëse e ka pasur edhe nëna juaj, 50% janë mundësitë  që ta keni edhe ju. Kjo është një sëmundje që shfaqet me rënien e  sistemit imun.

Çka e përcjell? Edhe nëse i keni gjenet, nuk është e rrezikshme që ta keni edhe ju.

Çfarë mund të bëhet? Më shpesh shfaqet te personat që e konsumojnë  duhanin, konsumojnë sasi të shtuar të mishit të kuq dhe që konsumojnë  shumë kafe.

Hormonet shkatojnë kancerin e gjirit
Gratë, të cilat marrin ilace me hormone për të zëvëndësuar hormonin  estrogjen pas menopauzës rrisin shanset për tu prekur me kancerin e  gjirit dhe madje rrezikojnë të vdesin nga kjo sëmundje, thekson një  studim i rëndësishëm federal, i botuar sot nga Uashington Post.

Studimi  që përfshiu rreth 12 mijë gra për 11 vite radhazi doli në përfundime  shokuese, pasi shumica e grave që ishin përdoruese të hormoneve ishin  dhe më të prekurat nga kanceri I gjirit, shumë prej tyre dhe në prag  vdekjeje, pasi kanceri ishte përhapur dukshëm në shumë pjesë të trupit.

Për  vite me radhë, doktorët të Federatës për Mbrojtjen e Shëndetit të Gruas  kanë rekomanduar femrat të marrin hormone për të evituar simptomat që  shkakton menopauza, për të mbrojtur zemrën dhe për të qëndruar pse jo  dhe në pamje më të reja.

Por, 8 vjet të shkuara shkencëtarët nisin  të dyshojnë se hormonet ishin realisht risk për zemrën e grave dhe për  shkaktim të sëmundjes së kancerit të gjirit. Ndërkohë miliona gra ende I  përdorim ato me rekomandimin e mjekut.

Studimi ka gjetur se  gratë që morën kombinimin e estrogjenit dhe progestin dhe shiten më pas  me emrin Prempro – kishin më shumë gjasa të prekeshin nga tumore që  përhapeshin në masë të madhe dhe që shpesh janë të vështirë për tu  trajtuar pasi prekin nyjet limfatike. Mbi kokën e tyre qëndron gjithmone  rreziku i vdekjes.

Por, duket se alarmi ka funksionuar, në  vitin 2002, u mbushën më shumë se 110 milionë receta për hormone, kurse  në vitin 2009, numri ra në rreth 40 milionë.

Vitamina D parandalon kancerin e gjirit
Rreziku nga zhvillimi kancerit në gji është për 25 për qind më e vogël  të gratë të cilat kanë nivel të lartë të vitaminës D në gjak, kundruall  atyre me sasi më të vogël të kësaj vitamine (më pak se 20 nanogramë për  një mililitër gjak), kanë treguar rezultatet më të reja të një hulumtimi  të madh në Francë.

Si ka dëshmuar ky hulumtim i zhvilluar në 17 540 gra, në mesin e të  cilave janë identifikuar 636 raste të kancerit të gjirit, te tri të  katërtat e grave nuk ka ekzistuar niveli përkatës i duhur i vitaminës D3  në organizëm e që është 30 nanogramë për një militër gjak.

Shkencëtarë preferojnë që gratë të cilat merren me punë në zyra dhe  për këtë arsye i ekspozohen më pak diellit, të marrin brenda ditës 2 000  njësi të vitaminës D, sa i nevojiten organizimit.

Ekspozimi i trupit ndaj rrezeve të diellit gjatë 12 minutave mundëson grumbullimin e

3 000 njësive të vitaminës D.

Tashti shkencëtarët planifikojnë të hulumtojnë edhe ndikimin e vitaminës D në formë të tabletave në organizëm.

Forma më e shpeshta me të cilat shfaqet kanceri
Edhe pse format e shfaqjes së tij janë  shumë të ndryshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut, ne gjithmonë e  kemi emërtuar thjesht me të njëjtin emër.

Ne e konsiderojmë kancerin si  një sëmundje të vetme, në fakt bëhet fjalë për qindra sëmundje të  ndryshme, që prekin thuajse të gjitha pjesët e trupit tonë, të cilat  vijnë nga shkaqe të ndryshme e lënë pasoja po të ndryshme.

Ajo çka është  e rëndësishme të dimë, është që sëmundjet janë të lidhura ngushtë me  mënyrën tonë të jetesës, po aq sa edhe me gjenin, por kjo e para është  shumë e rëndësishme.

Nga mënyra se si pimë, si ushqehemi, çfarë higjiene  kemi, apo qoftë edhe faktorët shoqërorë në vetvete, ndikojnë në një  masë të madhe e të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë.

Por për sa i  takon kancerit, cilat janë llojet e tij dhe si ndikon mënyra e jetesës  te shfaqja e tyre në organizëm?

Kanceri i gjirit

Është  kanceri më i përhapur te gratë, kryesisht në vendet e zhvilluara. Çdo  vit, po të marrim si shembull vetëm Britaninë e Madhe, diagnostikohen me  këtë sëmundje 44 mijë gra, pra mbi 100 gra në ditë dhe ky numër është  rritur në masën 50% në 20 vitet e fundit. Në botë çdo vit diagnostikohen  mbi 1 milion femra. Rritja e numrit të pacienteve vjen për shkak të  ndryshimit të rregullave të mëmësisë.

Kështu, në kohët moderne gratë  lindin shumë më vonë se më përpara, kanë familje më të vogla dhe i  ushqejnë fëmijët me gji për një kohë shumë më të shkurtër nga sa kanë  bërë nënat dhe gjyshet e tyre. I gjithë ky ndryshim e rrit shumë  predispozitën ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit. Por ndërsa shtohet  numri i të diagnostikuarve, është pakësuar shumë numri i vdekjeve.  Shkaku kryesor është parandalimi dhe dalja e medikamenteve të duhura.

Kanceri i fshikëzës së urinës

Përqindja më e madhe e personave me  një problem të tillë është në Egjipt. Në këtë vend të Afrikës së Veriut,  ky është lloji më i përhapur i kancerit. Shkaku është një parazit që  përhapet shumë me emrin bilharzias. Është një lloj kanceri më i përhapur  te meshkujt se te femrat. Në vende të tjera të botës shkaqet janë  duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimikateve industriale. Ky lloj kanceri  zhvillohet brenda organizmit të njeriut për një periudhë 20-25-vjeçare  para se të shfaqet.

Kanceri i shtyllës kurrizore

Kjo  është një sëmundje të varfërish. shkaktuar nga një virus papilloma  virus (HPV), që transmetohet seksualisht. Është mjaft i përhapur në  Afrikën Nënsahariane, Amerikën e Jugut, Indi dhe Lindje e Largët. Që  prej disa kohësh ekziston edhe një vaksinë e posaçme parandaluese.

Kanceri i testikujve

Është  lloji i katërt më i përhapur në botë, edhe pse në Emiratet e Bashkuara  Arabe zë vendin e parë. Ky lloj kanceri ka lidhje me përdorimin e  tepruar të mishit të kuq dhe mungesën e ushqimit me fruta e perime të  freskëta. Një tjetër shkak është edhe jeta sedentare. Afrika dhe Azia  kanë një probabilitet më të vogël, pasi dietat këtu janë thellësisht  vegjetariane.

Sarkoma e Kaposit Ky kancer i rrallë është bërë i  zakonshëm në Afrikë, për shkak të SIDA-s, që dobëson në maksimum  sistemin imunitar. Ndryshe nga shumë lloje kanceresh të tjerë, që nisin  në një pjesë të trupit dhe më pas përhapen, ky lloj kanceri mund të nisë  kudo ose në shumë vende të ndryshme njëherazi. Ai është kancer i  muskulit, i nervave, por mund të merret fillimisht si kancer mëlçie, apo  gjiri. Trajtimi i tij bëhet me kimioterapi.

Kanceri i mushkërive

Është  më i përhapuri në botë, edhe pse 100% i parandalueshëm. Mjafton thjesht  të mos pish duhan. Numri i të diagnostikuarve me këtë lloj sëmundje u  rrit shumë në vitet ‘70, por që atëherë me heqjen dorë të njerëzve nga  duhani është ulur ndjeshëm edhe numri i të sëmurëve. Vendet e zhvilluara  vuajnë më shumë dhe nëse do të vazhdohet të pihet duhan me ritmin  aktual, parashikohet që gjatë këtij shekulli të humbasin jetën 100  milionë persona vetëm nga kanceri i mushkërive.

Lymphoma

Numri i të  diagnostikuarve me këtë sëmundje sa vjen e po rritet. Ai është kanceri i  sistemit limfatik. Përqindjen më të lartë e ka në Amerikën e Veriut,  Australi dhe në Zelandën e Re. Personat me imunitet të reduktuar, si ata  me SIDA, janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes.

Kanceri i mëlçisë

Lidhet  me hepatitin kronik B e C dhe shkaktohet nga viruse të përhapura në  Afrikë dhe në Azi. Shkaktohet gjithashtu edhe nga aflatoksina, një myk  që rritet te gruri dhe misri. Shpesh ky lloj kanceri nis në një pjesë  tjetër të trupit dhe përhapet në mëlçi. Shkak për kancerin e mëlçisë  është edhe të pirët e shumtë. Kanceri i gojës Është më i zakonshmi në  Indi dhe Sudan. Në Perëndim, shkaku kryesor është duhani dhe pijet  alkoolike.

Kanceri i prostatës

Është  kanceri më i zakonshëm për evropianët, amerikanët dhe australianët.  Është i rrallë te meshkujt nën 50 vjeç dhe dy në tri raste janë meshkuj  mbi 70 vjeç. Sëmundja ka shumë të bëjë me trashëgiminë. Nëse keni  histori familjare me një sëmundje të tillë, atëherë kujdes se rrezikoni  shumë. Shkaqet e kancerit të prostatës janë ende të paqarta. Disa prej  tyre kanë nevojë për operacione të menjëhershme, ndërsa të tjerë mund të  mbahen në një gjendje prehjeje vetëm me ilaçe.

Kanceri i ezofagut

Është  shumë i përhapur, në të gjitha vendet e botës, por kryesisht në Kenia  dhe Etiopi. Në Evropë kohët e fundit ka pësuar një rritje për shkaqe që  ende nuk dihen.

Kanceri i stomakut

Japonia  shpesh mbahet si vendi me dietën më të shëndetshme në botë, por ka edhe  përqindjen më të lartë të kancerit të stomakut, kryesisht te meshkujt.  Ndoshta shkaku është ushqimi shumë i kripur. Gjithsesi, për të shmangur  atë rekomandohen ushqime të freskëta dhe fruta e perime.

Si duhet mjekuar kanceri në  stomak

Ashtu si për çdo lloj sëmundje, kurimi për këtë  sëmundje bëhet në mënyrë individuale, pasi varet nga lloji i sëmundjes,  zhvillimi, përhapja e tumorit, faza e sëmundjes si edhe gjendja e  përgjithshme e shëndetit të pacientit. Fatkeqësisht për shkak se stomaku  në fazat fillestaret sëmundjes shkakton shumë pak simptoma, sëmundja  vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë të mira.

Kurimi i  kancerit të stomakut përfshin kirurgjinë, kimioterapinë, terapinë  biologjike. Pacienti mund t’i nënshtrohet një operacioni të lehtë, i  quajtur Biopsia, për të marrë një kampion te vogël të kancerit për  analiza. Radioterapia dhe kimioterapia të kombinuara bashkë nëse  sëmundja ka përparuar shumë. Kirurgjia, një operacion për të evituar  përhapjen e kancerit. Kirurgjia është kurimi më i përhapur me kancerin e  stomak.

Llojet më të përhapura të kancerit

Janë  më shumë se 9200 njerëz që vuajnë nga kanceri në stomak. Tre janë  llojet kryesore të kancerit në stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe  tumori kancerogjen. Limfatik, janë kancere të indeve të sistemit  imunitarë që ndonjëherë gjendet në “muret” e stomakut. Tumori i stomakut  zhvillohet nga indet e “mureve të stomakut”. Ndërsa lloji i tretë, pra  tumori kancerogjen janë tumoret e qelizave të stomakut. Nëse të tre këta  lloje kaceresh arrihen të identifikohen që në fillimet e sëmundjes,  atëherë mundësitë që të kurohen apo të evitohet zhvillimi i mëtejshëm i  tij është shumë i madh. Kanceri limfatik njihet edhe si lloji më i rëndë  i kancerit, i cili përparon shumë shpejt në një kohë shumë të shkurtër  dhe mund të çojë deri në humbjen e jetës.

Çfarë është  qeliza e tumoreve

Ka qindra lloje qelizash po kështu  edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të njëjtën  mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet  instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në  bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen,  kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me  shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të  filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e  duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë  ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq”  riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon  shumëfishimi i pakontrolluar i  qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin  vend dhe formojnë atë që në quajmë tumor.

Dyfishohen  rastet e kanceri në ezofag

Me zhvillimin e shkencës,  teknikës dhe zhvillimit të nivelit mjekësor, shumë sëmundje tashmë nuk  përbëjnë më rrezikshmëri. Por, pjesa më dërmuese e sëmundjeve të  kancerit, janë ende të vështira për t’u kuruar duke u kthyer në  shqetësim për shëndetësinë publike. Një nga sëmundjet e kancerit, ajo e  ezofagut është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në vendin tonë, të  shkaktuara nga tumoret malinje.

Studimi tregoi se incidenca në vite e  kancerit të ezofagut të operuar tregoi dyfishimin e saj brenda një  periudhe 10-vjeçare dhe mbijetesa 5-vjeçare e pacientëve ishte shumë e  ulët. Mësohet se, rreth 5 mijë amerikanë preken çdo vit nga tumori  gastrointestinal. Nëse tumori nuk hiqet me mjete kirugjike, të sëmurët  zakonisht vdesin brenda një viti nga dita e diagnostikimit.

Aspirina përmban ndikime antikancerogjene
Hulumtimeve kanë treguar që terapia e shërimit te femrat me kancerin e gjirit me sukses kishte përfunduar, ngase femrat kishin vazhduar marrjen e aspirinave të cilat zvogëlojnë rrezikun nga vdekja, nëse përsëri vjen deri tek lajmërimi i sërishëm i kancerit të gjirit.

Si ndikon ky zbulim te personat që janë duke u shëruar nga kanceri, e si tek ata që janë të brengosur nga rreziku i mundshëm?

A rrit aspirina mundësitë për jetesë me të gjatë?

Një hulumtim kishte vërtetuar se terapia me anë të aspirinave ishte efikase. Në njërën nga këto hulumtime ishin përfshirë edhe 4.000 infermiere, të cilat paraprakisht ishin duke u shëruar nga kanceri i gjirit.

Rezultati: tek infermieret, të cilat kishin marrë aspirinë, kur bëhet fjalë për vdekjen nga kanceri dhe lajmërimi i sërishëm i sëmundjes ishte shumë i vogël. Duke marrë parasysh studimet e kancerit, statusin e menopauzës, masat trupore dhe ndjeshmërinë hormonale të tumorit, tek femrat të cilat kishin marrë aspirinë për çdo ditë të javës, vdekja nga kanceri i gjirit është zvogëluar për 43 për qind.

Mirëpo, hulumtimi mund të zbatohet vetëm tek femrat të cilat vazhdojnë me jetë normale së paku katër vjet pas terapisë së shërimit. Duke marrë parasysh faktin se 90 për qind e femrave të diagnostikuara me kancerin e gjirit mesatarisht jetojnë së paku pesë vite pas terapisë.

A mundet terapia me aspirinë në mënyrë të suksesshme të zëvendësojë terapitë e tjera për shërimin e kancerit të gjirit?

Për fat të keq, përgjigjja nuk është përfundimtare. Nëse aspirina ndihmon në parandalimin e përsëritjes së kancerit, ai këtë e bën vetëm nëse rekomandohet si terapi shtesë për shërimin e kancerit.

A mundet aspirina të parandalojë lajmërimin e kancerit të gjirit ?

Hulumtime intensive tregojnë se aspirina ka potencial ta zvogëlojë rrezikun e lajmërimit të kancerit të gjirit dhe  tek ato femra të cilat nuk kanë qenë  kurrë të sëmura më parë. Disa hulumtime të tjera kanë arritur në përfundim krejt të kundërt.

Një është e sigurt – pas krahasimit të të dhënave nga hulumtimet e kryera, ekzistojnë tregues se aspirina apo ndonjë ilaç tjetër në një masë të madhe mund të zvogëlojnë rrezikun e lajmërimit të kancerit të gjirit. Por, kjo nuk do të thotë që femrat të cilat nuk vuajnë nga kanceri i gjirit duhet të marrin aspirina çdo ditë, ngase marrja e këtij ilaçi do të kishte ndikim negativ në stomak dhe do të mund të shkaktonte gjakderdhje të brendshme.

Nëse aspirina merret me rekomandimin e mjekut, ajo mund të parandalojë edhe sulmet në zemër. Konstatohet se marrja e aspirinave, deri diku zvogëlon rrezikun e lajmërimit edhe të disa llojeve të tjera të kancerit, sidomos atë të prostatës dhe të zorrës së trashë.

Kaça mbron nga kanceri i gjirit
Shkencëtarët kanë zbuluar disa substanca të pranishme në kaçë, të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

Studimi i ri mund të rezultojë me prodhimin e barnave të reja, të cilat do të parandalojnë zhvillimin e karcinomës së gjirit.

Ky hulumtim ka zbuluar se kaça përmban elagitanin- antioksidues, i cili pengon prodhimin e estrogjenit (hormonit përgjegjës për rritjen e qelizave kancerogjene).

Ende nuk dihet se sa është sasia e nevojshme e elagitaninës për të arritur efektin e duhur mbrojtës, por dihet vetëm se përveç kaçës duhet që së bashku të merren edhe barnat antikancerogjene. /Telegrafi/