Të brendshme seksi

Shikoni reklamën kreative të brendit kanadez për veshje të brendshme “La Senza”, që me siguri do t’ju disponojë.

Pas serive të dhjetë reklamave “më moderne”, vijon një reklamë tjetër festive dhe pak më shumë seksi se ato të prezantuarat. Shikoni reklamën kreative të brendit kanadez për veshje të brendshme “La Senza”, që me siguri do t’ju disponojë.

Në shpirtin e festave të Krishtlindjeve, shtatë vajza këndojnë këngë të Vitit të Ri. Në vend të notave të njohura: “do, re, mi…”, ato vendosin për diçka më ndryshe.

Secila nga modelet mban numër të ndryshëm të veshjeve të brendshme dhe secili numër përfaqëson një notë të ndryshme. Në këtë mënyrë ato krijojnë një muzikë “të ëmbël”.

Në ueb-faqen e tyre, ju edhe vetë mund të kompozoni muzikën tuaj. Nga kompania deklarojnë se reklama është e xhiruar për meshkujt, për t’ua lehtësuar përzgjedhjen e dhuratave për të dashurat e tyre në prag të festave të fundvitit.

Megjithatë, kompania shpreson se kjo reklamë do të jetë argëtuese dhe interesante edhe për femrat, sepse shumë prej tyre do të kuptojnë çfarë dëshirojnë të marrin si dhuratë për vitin e Ri. /Telegrafi/