Të dukesh natyrale dhe e pagrimuar

Të dukesh në mënyrë të përkryer, natyrale dhe e pagrimuar e njëkohësisht t’i mbulosh të gjitha mangësitë e vogla, t’i theksosh sytë, faqet dhe buzët është art i vërtetë që iu shkon për dore vetëm më të mirëve.

Mes tyre është edhe aktorja, Kate Winslet e cila së voni u shpall gruaja më e bukur, e pikërisht pamja dhe grimi i saj që nuk ka me masë janë lëvduar shumë. Në shikim të parë fytyra e saj duket sikur nuk ka asnjë fije grim, por e vërteta është ndryshe.

Për të arritur ‘make-up-free-llok’ të përkryer, Kate kalon shumë pak kohë para pasqyrës, ndërsa fytyra e pastër është rezultat i punës s madhe. Cila është fshehtësia e saj?

Lëkura e përkryer

Kate në fytyrë vendos pudër me thermi reflektuese që i jap fytyrës së saj shkëlqim. Shenjat dhe rrathët nën sy janë të mbuluar me korrektues, e të gjitha këto arrihen me ndihmën e pudrës së lehtë pluhur që vendoset me brushë të madhe.

Sytë -Ndonëse sytë duken shumë natyrale, Kate në fakt vendos mjaft grim. Fillimisht, shkëlqimi në formë kremi apo pluhuri në disa nuanca të ngjyrës së pjeshkës është i vendosur në kapak dhe pjesën nën vetulla. Pastaj me shkëlqim të kafet është bërë vija e cila e thekson formën e syve, me ç’rast sytë përfitojnë në thellësi.

Vetullat dhe qerpikët

Çelësi i kësaj fytyre është në përdorim dinak të eyeliner dhe tushit. Eyeliner i lëngshëm është shumë më preciz sesa lapsi për sy dhe me ndihmë e brushës mund të vendosni vijë të hollë në skajet e kapakëve për t’i definuar sytë më mirë. Ashtu sytë do të theksohen. Një potez i lehtë me tush do t’i theksojë edhe më shumë. Vetullat janë të shpeshta dhe të krehura, e pamja e tyre e definuar mirë.

Faqet -Edhe këtu mjeshtëria ka rëndësi. Hijet të kuqërremta për faqe do të duken shumë artificiale, e shkëlqimi i mbylltë i rrejshëm. Ajo që duhet arritur është pamja e shëndosh natyrale, e këtë më së lehti e bëni me nuancë e cila i përgjigjet tenit tuaj. Në rastin e Kate, ky ton është ngjyrë e butë e pjeshkës.

Buzët -Nuanca e buzëkuqit duhet të përshtatet me ngjyrën natyrale të buzëve. Nuancat e çelura apo shumë të mbylltë do ta zbulojnë ‘mashtrimin’ dhe pamja juaj natyrale s’do të jetë më ashtu. Kate bartë buzëkuq me nuanca roze që i jepin pamje të re dhe të freskët. Përdorni ngjyra neutrale të lapsit për buzë dhe definoni skajet. Harroni shkëlqimin.

Flokët -Kate i largoi flokët nga fytyra dhe i lidhi shumë thjeshtë. Me këtë e çeli fytyrën dhe ia dha një pamje të re.

Leave a Reply