Të vetmuarit të rrezikuar nga sulmi në tru

Hulumtimet e fundit bëjnë me dije se meshkujt të cilët pësojnë sulm në tru, janë ata meshkuj që janë të martuar dhe ata që nuk kanë sukses në martesën e tyre.

Meshkujt gjithsesi duhet të martohen, ngase ata që janë të vetmuar dhe ata që nuk kanë sukses në martesë, kanë mundësi për të pësuar sulm në tru.

Kjo ishte vërtetuar nga disa ekspertë, ku në hulumtimin e tyre kishin marrë pjesë rreth dhjetë mijë meshkuj.

Gjatë viteve të 60-ta, të shekullit të kaluar, meshkujt të cilët nuk ishin të martuar, 64 për qind ishin më shumë të rrezikuar për të pësuar sulmin vdekjeprurës në tru, nga ata të cilët në të njëjtën kohë ishin të martuar.

Të njëjtën shkallë të rrezikshmërisë kishin edhe ato çifte të martuara, por që nuk ishin të lumtur me martesën e tyre. Ky rrezik është i dukshëm edhe sot e kësaj dite. Kënaqësia e cila arrihet te mashkulli ndikon në shëndetin e tij.

Leave a Reply