Flokët janë dëmtuar nga plazhi? Shumë e thjeshtë. Pasi të ktheheni nga pushimet verore trajtoji flokun tuaj me molle jeshile.
Për stilistin milanez Luciano Colombo, produktet natyrore janë mënyra më e mirë për të trajtuar flokët e dëmtuar nga dielli dhe deti.
Colombo shpjegon: “Vetitë e një molle janë zgjidhja e shkëlqyer për bukurinë dhe mirëqenien e flokëve. Të kthyer nga pushimet i keni të thatë, të djegur apo të dobësuar, me pak fjalë, kanë nevojë për ushqim, atëherë provoni një maskë molle. Është një trajtim natyror që heq yndyrën e tepërt dhe i jep dritë e shkëlqim atyre.
Vetitë e mollës janë në gjendje të forcojnë flokët. Delikat si një shkumë e ushqyes si një paketë me kalori, ky trajtim natyror, rikthen forcën dhe butësinë e flokëve”