Ushqim ideal për parandalim të rënies së flokëve

Rënia e flokëve është e përhapur në mënyrë të veçantë në periudhën e pranverës.

Shumica vuajnë nga rënia e flokëve, që përveç se në pamjen fizike, ndikon edhe ndaj vetëbesimit. Por, disa produkte në ushqim janë të shkëlqyeshme në përforcimin e flokut dhe në parandalimin e rënies së tyre. Ja disa prej tyre:

Proteina
Kryesisht edhe flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj është e sugjeruar konsumimi i ushqimit të pasur me proteina. Megjithatë, keni kujdes – ushqimi me shumë yndyrë mund ta rrisë nivelin e testosteronit që e përshpejton rënien e flokëve. Prandaj zgjidhni proteina të shëndetshme si peshkun, mëlçinë, kaçkavallin dhe djathin me pak yndyrë, vezë, bajame, qumësht nga soja, fasule dhe jogurt.

Ushqim të pasur me hekur
Hekuri luan rol të rëndësishëm në prodhimtarinë e hemoglobinës, më saktë pjesa prej gjakut që dërgon oksigjen deri në organet dhe indet. Prandaj duhet ta mbani hemoglobinën, dmth. hekurin, në gjendje stabile me ushqim të përshtatshëm.

Frutat e thata (në veçanti rrushi i thatë), lëng prej vishnje, drithërat, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trupit tuaj dhe për flokët tuaj. Vitamina C e rrit thithjen e hekurit në organizëm, dhe kështu ngrënia e frutave si portokaj, luleshtrydhe apo limona duhet të jetë shprehi e përditshme nëse qëllimi juaj është parandalimi i rënies së flokëve.

Ushqim i pasur me zink
Zinku është i rëndësishëm në luftën me rënien e flokëve. Ka rol kryesor në kryerjen e disa funksioneve të lehta, por edhe balancimin hormonal.

Zinku është i përgjegjshëm për rolin e gjëndrave që janë të ngjitura afër folikulave të flokut. Do ta gjeni në mishin e kuq, mishin e shpezëve, në prodhimet e detit si gaforret apo molusqe. Kombinoni këto produkte në ushqimin e përditshëm dhe shpejt do ta vëreni efektin e ushqimit të shëndoshë.

Leave a Reply