Vaji i ulliri për lëkurë dhe flokë të dëmtuara

A e dini se vaji i ullirit është i dobishëm për lëkurën dhe flokët? Këtë ua pohojnë vetëm ekspertët. Sipas hulumtimeve të tyre, vaji i ullirit ka rezultuar efikas për lëkurën dhe flokët e dëmtuara.

 

Për lëkurën:

Vaji i ullirit është i lehtë dhe e ushqen lëkurën. Sipas ekspertëve ai zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurën tuaj nga sapunët, uji me klor dhe gjithashtu edhe nga ndotësit kimik. Përmban antioksidant që mbrojnë lëkurën tuaj nga degjenerimi i shkaktuar edhe nga ekspozimi ndaj diellit. Pra, thënë ndryshe të mbron nga plakja.

 

Si përdoret në lëkurë?

Bëj masazh vendeve ku vëren se ke lëkurë të fortë, siç ndodh të jetë ajo rreth thonjve dhe lëkurës së bërrylit ose gjunjëve. Por që të kesh rezultate, vaji i ullirit duhet të jetë i pastër, dhe “extra virgin”, sepse ky lloj i vajit të ullirit është direkt nga shtrydhja e parë e ullirit. Me vajin e ullirt mund të fërkosh buzët e çara apo lëkurën e tharë , dhe rezultati është ai që dëshirojmë të gjithë për lëkurën tonë.

 

Për flokët e dëmtuara:

Vaji i ullirit ushqen gjithashtu dhe flokët. Në veçanti është i dobishëm për flokë të yndyrshme me zbokth.

 

Si përdoret tek flokët?

Një herë në javë për 30 minuta aplikoni vajin e ullirit në flokë dhe më pas mbulojini flokët me një peshqir të ngrohtë para se ti lani me shampo. Në këtë mënyrë do të riparoni ndarjet në fund të flokut (siç njihen ndryshe me emrin mitila), dhe do të shihni që flokët tuaj do të shkëlqejnë më shumë se kurrë më parë. Vaji i ullirit gjithashtu është shumë i mirë dhe në trajtimin e flokëve të thara, flokëve të dëmtuara si dhe ato të egërsuara (ose të elektrizuara, siç ndodh kur veshim rroba të leshta). Thjeshtë vër një pikë vaj ulliri në shuplakë të dorës, fërkoji duart dhe më pas lëmo fundin e flokëve tuaja për t’i hequr qafe fundet e egërsuara të flokut, apo elektrizimin që marrin nga veshjet.