Vaji i ullirit i miri për lëkurë të thatë

Për shumë nga ne, koha e ftohtë sjellë lëkurë të thatë dhe flokë më të yndyrshëm. Fajtori: lagështia e ulët në ajër, e cila than lëkurën.

Ajri i thatë dhe ngrohja, ngrohësit e hapësirës dhe kaminat, të gjitha këto kontribuojnë në nivelet më të ulëta të lagështisë. Për luftë kundër thatësisë, provoni këto trajtime natyrale për lëkurë të thatë e cila menjëherë do të bëhet e butë dhe e mëndafshtë.

Për lëkurë të thatë, vaji i ullirit më i miri
Kur është fjala për strategji për kujdesin e natyrshëm të lëkurës së thatë, vaji i ullirit ndoshta është zgjidhja më e mirë. E freskon shpejt lëkurën e thatë, bën mrekulli në duar dhe bërryla, largon grimin dhe qetëson kruajtjet e lëkurës. Kur lëkura është shumë e thatë, mund të aplikoni një shtresë të hollë të vajit të ullirit ekstra të virgjër për dozë shtesë të antioksidantëve dhe acideve të mira yndyrore.

Provoni pilingun natyror si jogurti, papaja dhe kungulli
Mund të gjeni shumë mundësi për kujdes të natyrshëm të lëkurës së thatë në kuzhinën tuaj. Jogurti, veçanërisht ai grek, është i shkëlqyeshëm për pastrim me pilingun e lehtë e cili do të largojë lëkurën e thatë dhe do ta lërë ndjenjën e freskisë.
Provoni me këtë maskë për fytyrë dhe dekolte: përzieni gjysmë filxhani të jogurtit grek me 3 lugë papaje dhe aplikojeni në lëkurë.

Maskën për fytyrë dhe trup nga kungulli dhe cimet përgatiteni me kungull të grirë në rende dhe gjysmë luge cimet në pluhur. Lëreni maskën në fytyrë dhe trup 5 deri 15 minuta.
Ose provoni me maskë antioksidante për duar dhe këmbë. Përzini në mikser tri të katërtat e filxhanit me dredhëza, tri të katërtat e filxhanit me mjedra, tri të katërtat e filxhanit me boronica dhe gjysmë filxhani me kefir.

Përgatitni piling shtëpiak
Ekonomik dhe efektiv, sheqeri dhe çfarëdo vaji bëjnë piling të pasur, të ushqyeshëm për lëkurë të thatë. Thjesht, vetëm përzieni sasi të barabarta të sheqerit kualitativ ngjyrë kafeje dhe të vajit. Shpërndajeni në lëkurë me lëvizje rrethore. Për doza shtesë të vitaminave dhe mineraleve shtoni një lugë mjaltë. Përkujdesuni për një dush të plotë pas kësaj!

Fuqia shëruese e mjaltit
Mjalti është i shkëlqyeshëm për buzë të thata, të çara. Aplikoni pak mjaltë organik në orët e mbrëmjes dhe do të zgjoheni me buzë të buta të gatshme për puthje. Ky trik po ashtu funksionon në thembra dhe bërryla të ashpër.

Provoni ilaçe natyrale për flokë të thatë
Për flokë të thatë; përzieni një të kuq veze dhe një lugë shampon. E kuqja e vesë në flokë mund të forcojë rrënjën e flokut, ndërsa disa besojnë që parandalon edhe rënien e tyre.
Ose provoni me maskë hidratuese për flokë të thatë. Përzieni një avokado me dy lugë vaj apo lëng rrepe dhe vaj të ullirit. Bëjini masazh kokës dhe lëreni kapelën plastike për dush në kokë për ta mbajtur ngrohtësinë dhe lagështinë. Lëreni në kokë për 15 minuta.

Mos harroni shërimin e lëkurës prej brenda nga jashtë

Ushqimi i pasur me magnez, me acide esenciale yndyrore, vitaminën C dhe beta-karoten, e ushqen lëkurën brenda dhe e bën më pak të prirë ndaj thatësisë. Ushqejeni lëkurën duke ngrënë çokollatë të zezë, salmon dhe karota.

Leave a Reply