Vezët nuk rrisin kolesterolin

Nëse keni vendosur t’i shmangeni kafesë, sepse keni dëgjuar se do të dehidratoheni ose keni vendosur të  shmangni vezët ngase rrisin kolesterolin, mos e bëni një gjë të tillë

Kafeja shkakton dehidrimin
50 për qind nga ne nuk kufizon numrin e filxhanëve të kafesë të cilin e konsumojmë. Por nuk është ashtu. Sipas dr.Ana Granxhin, nga qendra për ushqimin njerëzor në Nebraska, kafeja nuk ndikon si diuretik, tek personat të cilët rregullisht e konsumojnë.

Çdo filxhan i kafesë që ju konsumoni, rrit nivelin e antioksiduesve në gjak për katër për qind  gjatë dy orëve të ardhshme. Por, përmbajuni rregullës dhe mos konsumoni më shumë se tre apo katër filxhanë kafe, për shkak të nivelit të lartë të kafeinës që përmbajnë.

Boronicat përmbajnë më shumë antioksidues se çdo lëng tjetër
Boronica gëzon reputacionin e një super-ushqimi për një kohë të gjatë. Sipas hulumtuesve nga Teksasi edhe rrushi përmban sasinë e njëjtë të antioksiduesve. Sipas dr. Luis Sisneros-Zevalos, njerëzit nganjëherë konsumojnë disa boronica, e nganjëherë ato i shtojnë vetëm si  zbukurim në tortë. Prandaj, ato duhet konsumuar me rregull, e jo të mbahen vetëm si zbukurim.

Kaloritë më shumë trashin gjatë natës
A keni frikë të darkoni pas orës tetë në mbrëmje, ngase ju është thënë që nuk do t’ia  dilni të shkrini kaloritë? Kur ekspertët kishin hulumtuar në majmunët të cilët kishin konsumuar 65 për qind  të kalorive të tyre gjatë natës, kanë zbuluar se ata kishin peshë të njëjtë me kafshët të cilat kishin konsumuar ushqimin e njëjtë, por vetëm 6 për qind gjatë natës. Do të trasheni vetëm nëse konsumoni më shumë se  që ju duhet, për shembull nëse konsumoni një sasi të madhe të çipsave derisa jeni para televizorit. Nga darka normale nuk do të trasheni. Sipas dr.Kris Veber, ne nuk konsumojmë vetëm kur jemi të uritur, konsumojmë kur jemi të mërzitur, nga lodhja dhe stresi.  Njeriu duhet të lirohet nga këto shprehi, ngase ato sjellin vetëm dëm për shëndetin e njeriut.

Vezët rrisin kolesterolin
Dr. Brus Grifin nga Universiteti Sari, në Angli, pohon të kundërtën. Ai kishte kryer këtë eksperiment: grupi prej disa vullnetarëve 12 javë rresht  kishte konsumuar  një ushqim me kalori të pakët dhe çdo ditë kishte konsumuar nga dy vezë. Kolesteroli nuk ishte rritur, përkundrazi  ishte zvogëluar. Po ashtu ishte vërtetuar se konsumimin i vezëve në mëngjes është çelës për një fytyrë më vitale.

Uthulla  balsamike është salca më e shëndetshme për sallatë
Ajo përmban zero yndyrë dhe më pak se tri kalori në pesë mililitra, prandaj përse të mos e duam? Ndoshta për arsye se sallata  me pakëz yndyrë ndihmon organizmin të absorbojë përbërësit e perimeve, të themi beta karotën apo likotene. Pra, herën tjetër, kur për drekë do të përgatitni sallatë, mos keni frikë për t’i hedhur edhe pak nga, “pemët e ndaluara”.

Leave a Reply