Vitamina D, tepër e rëndësishme

Studimet e fundit bëjnë të ditur se vitamina D është shumë më e rëndësishme nga sa mendohej deri më sot.

Është parë se vitamina D është shumë më e rëndësishme se ç’mendohej deri më sot, ndikon në më shumë se 200 gene tek njeriu, dhe këta gene kanë lidhje me sëmundje të kancerit dhe sistemit imunitar.

Këto studime vërtetuan se mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë probleme shumë serioze.

Shkencëtarët që realizuan studimin nënvizuan faktin se në botë gjenden më shumë se 1 miliard njerëz të cilët kanë mungesë të vitaminës D.

Studimi i realizuar nga Andreas Heger, i degës së gjenomisë Funksionale në Universitetin Oxford, u publikua nga revista mjekësore “Genome Research”.

“Studimi ynë nxjerr në pah ndikimet e pabesueshme të vitaminës D mbi shëndetin, në fusha që përfshijnë një spekter të gjerë” shprehet Heger.

Kjo vitaminë ndikon tek ADN , në pika të caktuara të gjenomisë së njeriut ku zënë vend “marrësit e vitaminës D” (VDR). Ekipi i Hegerit nxori hartën e këtyre pikave dhe përcaktoi më shumë se 200 genet të cilat ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Mungesa e vitaminës D është lidhur vazhdimisht me shfaqjen e sëmundjes “fashizëm”. Ndërsa studimi i ri tregon se mungesa e kësaj vitamine i hap rrugë sëmundjeve të ndryshme të lidhura me sistemin imunitar, si: sklerozë, infeksione reumatizmale të kyçeve, diabet tip 1, kancer në gjak dhe kancer kolorektal.

Bazuar në këtë fakt, ekipi studiues duke pare pjesët e lidhura me sëmundjet të hartës gjenetike analizoi nivelin e VDR. Si përfundim rrjeti VDR i gjendur në zonat e përmendura më sipër dhe i lidhur me sistemin imunitar ndodhej në një nivel të lartë.

Vitamina e rrezeve të diellit

Rezultatet e “Sreeram Ramagopalan” nga “Ëellcome Trust Centre for Human Genetics” në universitetin Oxford treguan për rëndësinë dhe vlerën e vitaminës D mbi shëndetin e njeriut dhe ndikimin e saj mbi një spekter të gjerë të proceseve biologjike në organizëm.

Pasi lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, trupi prodhon një pjesë të madhe të vitaminës D. Përveç kësaj, kjo vitaminë mund të merret nga vaji i peshkut, nga peshq si somon, ringa ose në trajtë hapi.

Sipas specialistëve, vitamina D ndodhet nën nivelin e duhur tek gjysma e popullsisë botërore. Ndërsa afërsisht 1 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e saj. Njerëzit me kalimin e kohës po i drejtohen sa më shumë ambienteve të mbyllura dhe ky fakt rrit dhe më shumë mundësinë e shfaqjes së mungesës së vitaminës D.

Një studim i publikuar në muajin Mars tregoi se vitamina D luan një rol shumë të rëndësishëm në aktivizimin e qelizave vdekjeprurëse të sistemit imunitar të njeriut. Në këtë studim bëhet e ditur se nëse ka mungesë vitamine D në gjak qelizat nuk arrijnë të njohin infeksionet dhe në këtë mënyrë nuk aktivizohen.

Në një studim të bërë nga Ramagopalan, pas nxjerrjes në pah të lidhjes që ekziston në mes vitaminës D dhe disa sëmundjeve të caktuara doktorët pohuan se duhet të merret parasysh domosdoshmëria e dhënies së vitaminës D fëmijëve dhe grave shtatzëna si mbrojtëse ndaj sëmundjeve. Marrja e vitaminës D gjatë shtatzënisë apo që në vitet e para të jetës do të ndikojë pozitivisht mbi shëndetin e fëmijës në vitet e mëvonshme, shprehet Ramagopalan në artikullin rreth studimit. Ramagopalan tërhoqi vëmendjen duke thënë se shtete si Franca e marrin vitaminën D, thjesht për të mbrojtur shëndetin e popullit.

Pas studimeve të bëra rreth dozës më të përshtatshme të vitaminës D, specialistët këshillojnë të merret 25-50 mikrogram në ditë.

Leave a Reply